Si do zbatohet gjuha shqipe në institucionet në Maqedoni

Zbatimi në praktikë i ligjit për gjuhët do të bëhet nga dy institucione, Agjencia për zbatimin e gjuhëve që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, të përbërë nga përkthyes të autorizuar gjyqësor, linguist, filozof të diplomuar në gjuhën shqipe si dhe lektorë të licencuar.

Marketing

Ata do të udhëhiqen nga drejtori i agjencisë i cili emërohet nga qeveria përmes shpalljes publike. Veç agjencisë, është paraparë edhe formimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Është paraparë që një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit të gjitha institucionet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit.

Gjithashtu, parashihet që në afat prej gjashtë muajve nga miratimi i ligjit të gjithash institucionet janë të obliguara të zbatojnë obligimet e nenit 7 të ligjit. Për moszbatim të ligjit janë paraparë dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionet e theksuara në nenin 1 pika 3 dhe nenin 2 pika 3 të ligjit dhe 30 për qind e kësaj vlere për personat zyrtar dhe përgjegjës në organet e pikës 1 të këtij neni.