Një autokolonë misterioze prej katër automjetesh kalon mbi lumin e ngrirë Ob në mesnatën e 16 shkurtit, me dy makina patrullimi, një sedan gri dhe një minibus UAZ që dyshohet se i përket FSIN, Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë.
Mjetet lëvizin me shpejtësi më të ngadaltë se disa makina të tjera në rrugë.
Në videon e publikuar, kolona shihet duke lëvizur në të vetmen rrugë që lidh Labitnangi (qyteti më i afërt me koloninë penale “Ujku Polar”, ku Alexei Navalny kreu një dënim 30-vjeçar) me Salekhard, në veri të Siberisë, i cili ndodhet rreth 50 km larg burgut.
Besohet se kjo autokolonë mbante trupin e avokatit dhe disidentit 47-vjeçar, Alexei Navalny, i cili ende nuk i është dorëzuar familjes së tij më shumë se tre ditë pas vdekjes së tij tragjike.
Vendndodhja e saktë e trupit të Navalny dhe gjendja e tij kanë qenë objekt spekulimesh gjatë 24 orëve të fundit. Ndonëse familja e 47-vjeçarit ka kërkuar vazhdimisht që t’i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të “mbulojnë gjurmët” sipas bashkëpunëtorëve të Navalny.
Three days after the announcement of Alexei Navalny’s death in the Arctic prison, his family still can’t claim or even see his body.
We discovered live cam footage of a midnight convoy possibly transporting Navalny’s body over the ice river crossinghttps://t.co/XqjCEKyP56 pic.twitter.com/fM9FClFgXK
— Mediazona English (@mediazona_en) February 18, 2024