Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte në mesin e atyre që negociuan me Kylian Mbappe, për ta bindur lojtarin që të qëndrojë te PSG.
PSG arrit të rinovonte kontratën e Kylian Mbappe, ndonëse thuhej se kalimi te Real Madrid ishte punë e kryer.
Një rol kyç thuhej të kishte edhe Macron. Ky i fundit ka treguar se bisedoi me lojtarin, duke konsideruar se kishte përgjegjësi edhe ai.
“Po, është e vërtetë që kisha një bisedë me Kylian Mbappe, para se ai të merrte vendimin final”, ka thënë Macron, transmeton lajmi.net.
“Në të, unë e këshillova atë në një mënyrë joformale që të qëndronte në Francë. Besoj se është përgjegjësi e imja, si president, të mbroj vendin edhe kur pyetem në raste joformale e miqësore”, shtoi presidenti.
Mes tjerash, Macron ka bërë të ditur se është tifoz i skuadrës së Olympique de Marseille.