Si e fitoi betejën me Covid 19, pacientja me hemodializë

Brankica Razmoska është pacientja nga Struga në hemodializë që mundi virusin Covid 19. Ajo është vetëm 28 vjeç dhe u përball me sëmundjen kur ishte adoleshente. Beteja me dështimin e veshkave e çoi atë në makineri të hemodializës. Në vitin 2009, ajo iu nënshtrua një transplantimi të suksesshëm të veshkëve, dhuruesi ishte nëna e saj. Fatkeqësisht, pas dhjetë vitesh, veshka dështoi përsëri dhe ka dy vite që rrin në aparat, tre herë në javë për katër orë, në spitalin nefrologjik në Strugë.

Marketing

“Në fillim ishte shumë e vështirë për mua derisa u mësova, nuk mund të sillesh normal si njerëzit e tjerë. Por me kalimin e kohës, e pranon sëmundjen dhe nuk më pengon, është pjesë e jetës sime të përditshme.” – tha Brankica Razmoska, paciente me hemodializë.

Brankica gjithashtu përjetoi edhe luftën e virusit Covid 19 dhe doli fituese.

“Isha mjaft e frikësuar, nga ajo që shoh që dëgjoj, prisja që të më ndodhë edhe mua, por të gjithë ishin të angazhuar të gjithë ishin në këmbë. Pas ditës së pestë nuk pata ndonjë vështirësi, isha gjithë kohës nën mbikëqyrjen e terapisë, isha lart në repart, të gjithë u kujdesën për mua” – u shpreh Razmoska.

Sëmundja e pengon atë të gjejë një punë të përshtatshme, por ajo ka mbështetje të madhe nga familja e saj dhe personeli mjekësor.

“Familja ime më jep një mbështetje të madhe, stafi mjekësor nuk ka fjalë, shumë mbështetje dhe ndihmë në çdo kohë, ata janë familja jonë e dytë” – deklaroi Razmoska.

Pas transplantimit të djeshëm të suksesshëm të veshkëve, Brankica po konsideron një operacion të dytë. Edhe pse nuk është ende në listën e pritjes, ajo shansin për një jetë më të mirë e sheh tek një transplant tjetër, i cili mund të ndodhë vetëm nga një dhurues i vdekur, sepse nga familja e afërt nuk ka më.

Marketing