Si filloi lidhja e ish-banores së BB me biznesmenin Kosovar? Belegu shpalos detajet

Lidhja e dashurisë së Diola Dostit me biznesmenin Erolld Belegu ka qenë një ndër lajmet më të përfolura në media ditët e fundit.

Çifti e bënë publike lidhjen e tyre përmes fotografive që ndanë në Instagram pranë njëri-tjetrit.

Marketing

Në një intervistë Belegu ka treguar më në detaje për lidhjen e tyre.

“Të tregoj drejt ishte krejt rastësisht. Unë shkova në koncert të Vesa Lumës dhe ajo ishte prezente. Unë as nuk kam ditur për ekzistencën e Diola Dostit, sepse unë nuk e shikoj Big Brother, por as ajo nuk ka ditur për mua.”

Vesa më së pari na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njoftuam aty dhe prej aty, shumë shpejt u zhvilluan gjërat.

Ndërsa pyetjes për dasmën, Belegu u përgjigj: “Herët është për këtë, ne e kemi më së shumti me rëndësi lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë”.