Të nderuar qytetarë,
Të nderuara media
Kemi ftuar këtë konferencë për shtyp për të zbardhur të vërtetën përmes fakteve se si i “fshiu” BDI-ja shqiptarët gjatë Regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2021.
Po e nis me atë se kush po i fshin shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, e si mundet Gërçeci të ketë 36 banor dhe 2.000 votues?
Gjatë 2 dekadave të kaluara në Maqedoninë e Veriut njëra nga temat kryesore politike ka qenë Regjistrimi i popullsisë. Ky proces statistikor për vendin tonë ka një rëndësi të madhe, madje përtej rëndësisë socio-ekonomike. Ky proces tek ne merr një dimenzion tejet të rëndësishëm politik pasiqë shumë nga të drejtat e shqiptarëve dhe pakicave tjera në shtet rrjedhin pikërisht nga përqindjet. Procesi i regjistrimit shpesh ka qenë edhe temë e debateve të ashpra publike por pse jo dhe mjet i pazareve politike mes partnerve politik. Pas shumë tentimeve dhe sfidave, më në fund Maqedonia e Veriut zbatoi këtë proces të rëndësishëm. Vetë procesi ishte i ndjekur me shumë vëmendje nga opinioni por nuk munguan dhe kundërthëniet dhe skandalet. Gjatë ditëve të fundit ku u aktualizuan edhe zgjedhjet Parlamentare në vend kemi bërë një analizë të numrit të votuesve viz-a-vi banorëve në nivel qyetetesh e fshatrash. Kjo analizë nxjerr në sipërfaqe disa fakte të pakontestueshme, pasi analiza është bërë nga numrat zyrtar të entit statistikor. Fenomeni i parë që bie në sy është mungesa e banorëve të regjistruar. Për shembull: Në fshatin Gërçec të Sarajit, Enti i statistikës konsideron se fshati ka 36 banor. Si është e mundur kjo kur ky fshat ka 2.000 votues të regjistruar. Në vazhdim, ky fenomen i dallimeve të palogjikshme vërehet në shumicën e vendbanimeve ku jetojnë shqiptarë. Ne po ju prezentojmë vetëm disa shembuj për t’ju dëshmuar që enti i statistikës, ose nuk ka dalë në teren ti regjistrojë këta banorë, ose pas regjistrimit jane fshirë me një sustë.
– Sipas regjistrimit të fundit Reçica e Vogël ka 2468 banorë, por 8216 votues;
– Fshati Turçan në Gostivar ka 1208 banorë, por 4501 votues;
– Fshati Turçan i vogël në Gostivar me 96 banorë por me 709 votues;
– Dhe Gërçeci me vetëm 36 banorë, por 1946 votues.
Për fund duam të pyesim publikisht a e kanë informuar zv.drejtori i Entit të Statistikave Ilmi Selami dhe Artan Grubi Ali Ahmetin se Gërçecit e Reçicës ia kanë fshi popullsinë?
Ose të konstatojmë se BDI ka pasur qëllim t’i shpërngul gjithë shqiptarët në diasporë, dhe thjeshtë duke u nxituar i kanë fshi nga evidenca mijëra shqiptarë akoma pa ua dhënë atë që i simbolizon ata, valixhen, për t’i dëbuar nga vendlindja!?
Ju faleminderit