Pasi postoi një video me thirrje raciste ndaj shqiptarëve, ylli i NBA dhe Dallas Mavericks, Luka Doncic, e fshiu videon, kërkoi falje, si dhe i shkroi për t’i kërkuar falje shqiptarit që ia bëri të ditur se në video kishte thirrje raciste.
Një faqe e tifozëve të Luka Doncicit e postoi një video në Tëitter me mbishkrimin: “Kur tifozët e basketbollit të SHBA e vizitojnë një ndeshje basketbolli evropiane”.
Doncic e shpërndau këtë postim, duke shtuar dy emotikone duke qeshur mbi video. Megjithatë, reagimet e shumta, ndër të cilat edhe ajo e shqiptarit Deni Hoxha, ndaj këtij postimi ia bënë të qartë Doncicit se në video kishte thirrje raciste ndaj Kosovës, si “Kush nuk kërcen, është shqiptar” dhe “Vritni shqiptarët”.
Pas kësaj, basketbollisti reagoi shpejt duke e fshirë videon dhe duke kërkuar falje.
“Më vjen keq për videon që e postova. Nuk i pashë fjalët e këqija. Nuk do të shpërndaja kurrë diçka të atillë”, shkroi Doncic.
Për më tepër, Doncici edhe shkroi për t’i kërkuar falje Deni Hoxhës, i cili i kishte treguar për thirrjet raciste.
“E pashë mesazhin tënd, njeri më vjen keq. Unë nuk e dëgjova se çfarë po thoshin ata. Kurrë në jetë nuk do të bëja diçka të tillë. Kërkoj falje”, i shkroi Doncici Hoxhës..
Pasi Hoxha ia ktheu mesazhin duke i thënë të mos shqetësohet dhe se e beson dhe e kupton, pasi që gjërat e tilla ndodhin dhe është falënderues që ai e fshiu videon, Doncic reagoi sërish duke i shkruar: “Betohem se s’i dëgjova. Kurrë nuk do të bëja diçka të atillë”.
Nëna e Doncicit është sllovene, ndërsa babai i tij është gjithashtu slloven me prejardhje serbe. Doncic e përfaqëson ekipin kombëtar të Sllovenisë.
Mavericks player Luka Doncic shared by mistake a video with racist remarks towards Albanians. Thank you Luka for your apology 🙏 I believe you. Reconciliation between our nations is the only way forward. pic.twitter.com/bMV3BduHvs
— Deni Hoxha (@Deni_Hoxha) April 1, 2020