Si ishin veshur VIP-at në dasmën e Jonida Vokshit (Foto)

Moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi kurorëzuan mbrëmjen së shtunës dashurinë në martesë, me një ceremoni buzë detit.

Marketing

Krahas të afërmve dhe miqve të ngushtë, nuk kishte sesi të mungonin në ditën e tyre më të rëndësishme edhe emra të njohur të ekranit si Olta Gixhari, Monika Lubonja, Amarda dhe Ermal Mamaqi, Niada Saliasi, Florian Agalliu, etj.

Padyshim që kureshtje ka gjithmonë, kur bëhet fjalë për veshjet e personave publikë, sidomos në raste të tilla. Kështu që, Mapo ju sjell më poshtë disa fotografi të marra pikërisht nga llogaritë e tyre personale në “Instagram”.