Si iu duket romanca e Albanit dhe Miriamit? Sot e vulosin

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë çifti më i pëlqyer i estradës. Përveç muzikës, ata i lidhi edhe dashuria ndaj njëri-tjetrit, dhe ja ku janë sot.

Marketing

Dashuria e tyre disa vjeçare dhe momentet më të bukura që i kanë ndarë edhe me publikun krahasohen me filmat dhe librat romantik.Jo vetëm si bashkëshortë të mrekullueshmë, ata tashmë janë edhe prindër shembullorë të vajzës së tyre Ameli.

Dashuria e tyre që e shfaqin duket sikur dita-ditës rritet, e kjo lidhje reflekton pozitivitet dhe mirësi edhe tek publiku, i cili i ka shumë përzemër.E kur është puna të pëkrahin njëri-tjetrin e bëjnë me gjithë zemër e me fjalët më të mira.

Ndërkohë që Alban Skënderaj sot (27 shtator) dhe nesër (28 shtator) do të mbajë koncert recital në Tiranë, Miriam Cani ka zgjedhur fjalët më të mira për të. Bashkëshortja e tij ia kushtoi fjalët më të bukura përmes një postimi.

“Sot dhe nesër ☀️ dhe 🌌 do ndriçojnë vetëm për ty. Suksese dashuria ime, ka shkruar ajo.