Luis Suarez e refuzoi një ofertë marramendëse nga Kina dhe vendosi të qëndrojë në Barcelonë, sipas Mundo Deportivos, gazetës së afërt me klubin katalonas.
Sulmuesi uruguaian kishte marrë ofertë tejet të majme milionëshe, të cilën e përditshmja katalonase nuk e tregon shumën e saktë por e quan marramendëse dhe tepër joshëse, por nuk ishte bindur ta braktisë kampionin spanjoll.
Përkundër se më 2020 ai i mbush 33 vjet dhe shpesh herë gjatë vitit të fundit e ka pranuar se për Barçën është normale të kërkojë zëvendësues për të, Suarez ka dashur të luajë të paktën edhe një sezon me Lionel Messin.
Për më tepër, rikthimi i mundshëm i Neymarit gjatë asaj vere për riformimin e treshes së famshme MSN, e ka shtyrë atë të vazhdojë me Barçën.
Suarez e kishte vendosur lumturinë e vete dhe të familjes së vet, para parasë së majme në Superligën kineze.
Ai ka kontratë me Barçën deri më 2021 por ka lënë të kuptohet se do ta vazhdojë atë.