Si mund të bëhet terrorizëm me fjalë? Kështu pyeti avokati mbrojtës i dhunuesve në Kuvend

Donçe Nakov, avokat mbrojtës i Ljuben Arnaudov, Vllado Jovanovski, Bogdan Ilievski dhe Abdulfetah Alimi para gjykatësit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, tha se nuk bëhet terrorizëm me fjalë.

Marketing

“Nuk mund të behët vepër penale me fjalë. Lënda e juaj është me fjalë. Do të dëshmojmë se të akuzuarit as që janë njohur në mes vete dhe nuk kanë pasur vendndodhje të përafërt në ditën kritike” tha Nakov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk kanë pasur qëllim të ushtrojnë e as të nxisin dhunë”, vazhdoi Nakov.

Përndryshe sot në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për 33 personat që dyshohen për terrorizëm ndaj rendit kushtetutes në vend për ngjarjet e 2017 prillit në vitin e kaluar.