Si mund t’i njihni njerëzit e këqinj: 5 karakteristika të zemërprishurve

Njëra prej arsyeve pse nuk e shohim shpesh, e quajtëm këtë “e keqe”, zemër të prishur apo sjellje psikopatike – sigurisht është pse na vjen vështirë të besojmë se njerëz të tillë vërtet ekzistojnë!

Marketing

Nuk mund të besojmë se dikush na mashtron, manipulon apo lëndon (si ne, ashtu edhe të tjerët) pa asnjë grime ndërgjegjeje, përhap rrena e trillime për ta rrënuar reputacionin e dikujt apo shtiret e paraqitet si diçka që s’është, e tërë këto me qëllim që t’u shkaktojë dhimbje të tjerëve (fizike, materiale, emotive…)

Fatkeqësisht, e dimë se njerëz të tillë ekzistojnë. Pesë shenjat në vijim tregojnë se keni punë me njerëz zemërprishur dhe, nëse e njihni ndonjërën prej tyre, do të jetë më së miri të largoheni prej një personi të tillë, ndërsa “përmirësimin” dhe shërimin psikik t’ua lini profesionistëve.

Njerëzit zemërprishur janë ekspertë për të krijuar ngatërresa, konfuzion e grindje.
Ata:

i përmbysin faktet;

mashtrojnë;

rrejnë;

i shmangen marrjes së përgjegjësisë;

e mohojnë realitetin;

i trillojnë tregimet;

i mbajnë për vete informatat…

Njerëzit zemërprishur janë ekspertë për t’i mashtruar të tjerët me fjalët e tyre të ëmbla. Por, nëse i shikoni frytet e jetës së tyre apo nëse udhëhiqeni pas fjalëve të tyre, do të shihni se personat e tillë kurrë nuk ndryshojnë dhe nuk investojnë në rritje e zhvillim. Jeta e tyre është iluzion dhe ushqim shpirtëror e kanë vuajtjen e të tjerëve.
Njerëzit me zemër të prishur gjithmonë kanë dëshirë t’i kontrollojnë njerëzit e tjerë, ndërsa ata vetveten e kanë autoritetin e tyre më të lartë. I hedhin poshtë informatat kthyese dhe kriticizmin konstruktiv, vetë i krijojnë rregullat sipas të cilave jetojnë, duke mos i venë re normat morale.
Njerëzit zemërprishur luajnë në simpatinë e njerëzve shpirtmirë me qëllim mashtrimi. Kjo duket kështu:
Kërkojnë dhembshuri, por vetë nuk e ofrojnë. Kërkojnë ngrohtësi, të falur e intimitet prej personave ndaj të cilëve kanë mëkatnuar pa pikë empatie ndaj dhimbjes të cilën e kanë shkaktuar dhe pa qëllim të vërtetë që të provojnë ta përmirësojnë atë që kanë bërë apo të provojnë ta kthejnë besimin e humbur.

Njerëzit me zemër të prishur nuk kanë ndërgjegje dhe nuk dinë çka është pendesa. Madje as që kanë qëllim të luftojnë kundër keqdashjes së tyre – në të vërtetë kënaqen në të – dhe e tëra nën maskën e një karakteri të caktuar fisnik.