Si ndikon duhanpirja e prindërve tek fëmijët?

Personat që nuk janë duhanpirës mirëpo janë rritur me prindër që konsumojnë duhanin, kanë gjasa më të mëdha që të preken nga sëmundje të mushkërive.

Marketing

Një studim i realizuar në SHBA ka treguar se duhanpirja pasive gjatë kohës sa jeni fëmijë, shton deri në shtatë vdekje në 100,000 të rritur që nuk konsumojnë duhanin, brenda vitit.

Studimi i realizuar me 70,900 burra e gra ka treguar se në qoftë se pjesëmarrësit kishin jetuar me një duhanpirës gjatë fëmijërisë, kanë gjasa më të mëdha për 27% të preken nga sëmundjet e zemrës, 23% për sulm dhe 47% për sëmundje kronike të mushkërive.

Ekspertët kanë deklaruar se mënyra më e mirë për t’i mbrojtur fëmijët është lënia e duhanit.

Marketing