Si ndikon stresi financiar në trupin tuaj

Studimet e lidhin stresin financiar me depresionin dhe ankthin, dhe se njerëzit me borxhe kanë nivele më të larta depresioni dhe ankthi. Paqëndrueshmëria financiare gjithashtu ndikon tek gjumi siç mund të jenë vështirësitë në gjumi, zgjimi natën apo pagjumësia, të cilat lidhen me aftësinë për të menduar qartë apo për të përballuar përvojat e vështira emocionale, sipas Bustle.

Marketing

Studimet tregojnë se stresi financiar mund të kontribuojë në inflamacion. Dhe inflamacioni kronik  mund të dëmtojë indet e shëndetshme dhe të rrisë rrezikun për sëmundje të ndryshme si ato të zemrës dhe mushkërive, artritin, diabetin dhe astmën. Mund të jetë gjithashtu përgjegjës për pasojat afatshkurtra të ndjenjës së stresit si dhimbjet e kokës.

Për më tepër, mund të shkaktojë gjithashtu “kërdi” në sistemin tuaj të tretjes. Këshilltari klinik Nawal Alomari shpjegon se është e zakonshme të përjetoni fryrje të stomakut, të përziera.Stresi kronik gjithashtu mund të shkaktojë një çekuilibër në zorrë, mund të rrisë presionin e gjakut duke kontribuar në rrezikun e hipertensionit.

Si ta përballoni stresin financiar

Kuptoni se ku jeni. Provoni të krijoni qëllime të vogla për t’ju ndihmuar të fitoni një kontroll mbi situatën tuaj financiare. Shkarkoni një aplikacion për të ndjekur shpenzimet tuaja – këto veprime të vogla mund t’ju ndihmojnë të ndjeheni më të ngarkuar dhe të shuani ankthin.

Tendenca për mirëqenien emocionale mund t’ju ndihmojë në lehtësimin e stresit nga shqetësimi financiar, thotë Alomari. Mjafton thjesht një veprim i thjeshtë si p.sh. të bëni një banjë të gjatë ose të flisni në telefon më gjatë. Biseda me një terapist gjithashtu mund t’ju ndihmojë të përballoni stresin ose të ndërtoni një plan financiar.