Një ditë më parë, kartelet e drogës në Meksikë, “provokuan” autoritetet dhe publikuan pamje të veshur me uniforma ushtarake e të armatosur gjer në dhëmbë.
Nuk ka vonuar shumë kundërpërgjigja e ushtrisë, e cila këtë të hënë ka sulmuar grupet kriminale në Meksikën Perëndimore. I gjithë momenti është regjistruar nga kamera e trupit të një ushtari. Sipas raportimeve, anëtarët e Gardës Kombëtare dhe ushtrisë ishin në një mision patrullimi në qytetin Michochan, ku u pritën me zjarr nga anëtarët e “Karteleve të Bashkuara”.
Mësohet se policia ka arrestuar të paktën pesë anëtarë të kartelit pas përleshjes me armë, e cila la të paktën një ushtar të plagosur. Në video shikohet dhe një helikopter duke zbritur në fushë të hapur, para se një ushtar meksikan të vendoste një ushtar të plagosur në shpatull dhe ta dërgonte në mjetin fluturues.
Bëhet e ditur se gjendja e ushtarit të plagosur është e qëndrueshme dhe ai aktualisht ndodhet i shtruar në spital.