Si pasojë e vozitjes së shpejtë vitin e kaluar e kanë humbur jetën 72 persona

Sjellja e shpejtë dhe e papërgjegjshme në komunikacion edhe më tej mbetet arsye kryesore për shkaktimin e aksidenteve të trafikut me pasoja fatale, njofton Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve.

Marketing

Në disa situata, siç njoftoi sot KRSKRR, ulja e shpejtësisë së vozitjes prej vetëm 5 kilometra në orë, mund të jetë kyçe se nëse një aksident i caktuar do të ndodhë ose jo, dhe se nëse pasojat nga aksidenti do të jenë fatale ose jo.

Në aksidente trafiku vitin e kaluar në Maqedoni jetën e kanë humbur 155 persona, ndërsa prej tyre thuajse gjysma, 72 persona, e kanë humbur jetën si pasojë e vozitjes së shpejtë.

Sipas hulumtimit të KRSKRR-së, në Republikën e Maqedonisë, më shumë se 80 për qind e shoferëve të anketuar kanë deklaruar se ndonjëherë i kanë shkelur rregullat për kufizim të shpejtësisë që thekson në seriozitetin e problemit dhe nënçmimit të tij nga ana e shoferëve.

“Shpejtësia është faktor kritik në të gjithë aksidentet e trafikut. Vozitja është e paparashikueshme dhe në qoftë se ndodhë diçka që nuk mund ta parashikoni, shpejtësia është faktori kyç që do të jetë vendimtar se nëse do të mund ta ndalni automjetin në kohë”, potencojnë nga KRSKRR.

Me shpejtësi prej 32 kilometra në orë distanca optimale e nevojshme për t’u ndalë është 12 metra, ndërsa gjatë shpejtësisë prej 112 kilometra në orë për ndalje nevojitet largësi prej 96 metra. Shpejtësitë janë kalkuluar sipas kohës së reagimit nga 0.67 sekonda, me supozim se shoferi është tërësisht i koncentruar dhe nuk i ka të zvogëluara reflekset nga lodhja.

Bazua në një simulim, ulja e shpejtësisë në autostradë nga 120 deri në 110 kilometra në orë mund të kontribuojë për ulje të shpenzimit të derivateve tek automobilat bashkëkohor për 12 deri në 100 për qind, me supozim se limiti për shpejtësinë respektohet 100 për qind, informon KRSKRR dhe vëren se vozitja e ngadalshme dhe e qetë i zvogëlon emetimet e gazrave të dëmshme.

Marketing