Kim Kardashian ka befasuar me paraqitjen e fundit që bëri në rrjetet sociale.
Ylli televiziv ditët e fundit ka vizituar shtetin e Armenisë nga ku edhe e ka prejardhje familja e saj.
38 vjeçarja ka sjellur disa fotografi nga vizita atje, kësaj radhe Kim së bashku me vajzën e saj të madhe, North vizituan një kishë ndryshe nga herët e tjera ajo siç e do zakoni u paraqit e mbuluar me një shami mbi kokë.
“Faleminderit Armenia për një udhëtim kaq të paharrueshëm. E bekuar që u pagëzova me foshnjat e mia në selinë e shenjtë Etchmiadzin, katedralja kryesore e cila nganjëherë quhet Vatikani i Kishës Apostolike Armene. Kjo kishë është ndërtuar në vitin 303 pas Krishtit”, ka shkruar Kim sipër imazheve.