Si skenar nga e ardhmja: Parisi planifikon taksi fluturuese për Olimpiadën 2024

Si në një skenar nga e ardhmja, Parisi planifikon që gjatë Olimpiadës së vitit 2024 të ofrojë taksi me vetura fluturuese me të cilën mund të vizitoni Kullën e Eifelit dhe të gjitha lagjet karakteristike të këtij qyteti. Nëse gjithçka shkon sipas planit Parisi do të nënshkruante një faqe të re në historinë e aviacionit, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Me vite të tëra është diskutuar dhe ëndërruar për vetura fluturuese të cilat nuk bëjnë zhurmë dhe nuk ndotin por tashmë industria e aviacionit po thotë që kjo e ardhme nuk është shumë e largët.

Duke shfrytëzuar rastin kur Parisi do të jetë në vëmendjen botërore gjatë lojërave Olimpike dhe Paralimpike të vitit 2024, kryeqyteti francez po planifikon që ta funskionalizojë një flotë të vogël të këtyre taksive fluturuese. Parisi është në garë me Kinën për tu bërë vendi i parë që arrijnë një gjë të tillë. Kina po ashtu ka në proces një taksi fluturuese autonome për dy persona.

Kjo flotë e vogël për Parisin po prodhohet nga kompania gjermane Volocopter dhe ata po shpresojnë që rregullatorët evropian ti japin dritë jeshile projektit, raporton The Associated Press.

Drejtori ekzekutiv i Volocopter Dirk Hoke ka thënë se si pasagjer të parë planifikojnë të kenë presidentin francez Emmanuel Macron.