Ndonjëherë vajzat ose djemtë kur përfshihen shumë në një lidhje dashurie, refuzojnë të besojnë se kjo lidhje nuk po funksionon siç duhet.
Dëshira e madhe që ta vazhdojnë lidhjen i bën ata të verbër që të mos e shohin realitetin qartë. Por si ta kuptoni ju që po gaboni që po e vazhdoni një lidhje që nuk po funksionon?
1-Ai/ajo nuk ju vlerëson më.
2-Thotë gjëra të pakëndshme për ju në sy të personave të tjerë.
3-Nuk ua thotë më sa shumë ju do.
4-Të gjithë e kanë kuptuar që ai/ajo nuk ju do më, por vetëm ju jo.
5-Nuk ka dëshirë të qëndrojë gjatë me ju, gjen justifikime për t’u larguar.
6-Suprizat, dhuratat nuk janë në planet e tij.