Si ta mbroni fytyrën nga i ftohti

Stina e dimrit shumë njerëzve ju sjellë probleme me lëkurën.
Problemet nga i ftohti janë acarim dhe skuqje e lëkurës.

Marketing

Ne ju sjellim disa mënyra, se si të mbroni lëkurën.

Pastrimi
Gjatë sezonës së dimrit pastrimi i lëkurës nga qelizat e vdekura është më se i domosdoshëm, pasi kështu evitoni irritimin dhe pezmatimin e saj.

Temperatura
Ndryshimi i ambienteve përcjellet edhe me ndryshim të temperaturave gjë që shkakton probleme tek lëkura. Për këtë shumë dermatologë thonë se masazhimi i lëkurës mundëson qarkullimin e gjakut dhe kështu lëkura mund shpejt ta adoptohet me ndryshimin e temperaturave.

Grimi
Mundohuni që të mos përdorni shumë grim gjatë stinës së dimrit. Grimi në një lëkurë të thatë ka gjasa të bëhet si një maskë jo e mirë dhe që mund të plasaritet vende vende. Gjithashtu përdorni grim që është kundër ujit, për ti paraprirë kështu ndryshimit të motit.