Si ta zvogëloni rrezikun nga demenca

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka publikuar për herë të parë disa udhëzime për t’u mbrojtur nga demenca. Këto udhëzime mbështeten në dëshmitë e marra nga masat e suksesshme dhe të pasuksesshme në të kaluarën, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Marketing

Këto janë këshillat e OBSh-së për t’u mbrojtur nga demenca:

1. Ushtroni rregullisht së paku 150 minuta në javë me intensitet mesatarisht të lartë. Në këto ushtrime mund të përfshihet edhe çiklizmi.

2. Hiqni dorë nga pirja e duhanit. Duhani është i dëmshëm për trurin dhe trupin.

3. Përdorni ushqim të shëndetshëm, sidomos perime dhe pemë të freskëta.

4. Mos u lodhni duke përdorur vitamina. Nuk ka dëshmi që ato e zvogëlojnë rrezikun nga demenca.

5. Mos konsumoni alkool.

6. Ushtrojeni trurin. Sipas disa studimeve, plotësimi i fjalëkryqeve dhe disa lojëra kompjuterike janë të dobishme për t’u mbrojtur nga demenca.

7. Shoqërohuni më shumë me njerëz.

8. Kontrollojeni peshën e trupit.

9. Kujdesuni për shtypjen e gjakut.

10. Kontrollojeni nivelin e sheqerit në gjak.

Marketing