Si të flini mirë gjatë netëve të nxehta

Një gjumë i rehatshëm gjatë stinës së verës është padyshim një ëndërr që vështirë të bëhet realitet.
Fjetja me ajër të kondicionuar është e dëmshme për shëndetin dhe rrugët e frymëmarrjes.

Marketing

Temperaturat e larta nga ana tjetër janë aq të parehatshme për trupin sa nuk të lënë të vësh gjumë në sy.

Gjumi është një proces shumë i nevojshëm për organizmin.
Arsyeja përse është kaq e vështirë të flemë në temperature të larta është se trupi nuk është i mësuar me to.

Trupi pret që temperaturat e larta të qëndrojnë shumë pak gjatë ditës dhe në mbrëmje të ulen normalisht.

Ekspozimi i vazhdueshëm ditë e natë ndaj nxehtësisë e çorodit trupin dhe vështirëson ardhjen e gjumit.

Për të zgjidhur këtë parehati të madhe, idealja është që të qëndrojmë në një ambient të freskët, por jo domosdoshmërisht të ftohtë.

Jastëkë të freskët
Pjesa më e madhe e temperaturës së trupit vjen nga koka.
Nëse keni një jastëk të freskët nuk do të keni shumë vapë.
Jastëkun mund ta mbështillni me qese plastike dhe ta fusni në frigorifer përpara gjumit.

Vendosni akull përpara freskueses
Mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe akull dhe vendoseni në fushëpamjen e freskueses.

Do të ndieni një freski natyrale.

Përdorni shishe me ujë të ftohtë
Gjatë dimrit, shumë shqiptarë mbushin shishe plastike me ujë të nxehtë për të ngrohur shtratin.

I njëjti parim vlen edhe në verë, por shishja duhet mbushur me ujë të ftohtë.

Çarçafë pambuku
AgroWeb.org sugjeron të përdorni çarçafë të hollë pambuku në shtratin tuaj.

Kështu do të mund të mbani nën kontroll temperaturën e trupit.

Bëni dush
Përpara se të bini për të fjetur bëni një dush të freskët që të ulni temperaturën e trupit.

Shmangni alkolin
Birra ose vera tingëllojnë të paevitueshme gjatë verës, por alkooli në sistemin tuaj mund të përkeqësojë temperaturën e trupit.

Ushqime të lehta
Ushqimet e pasura me karbohidrate treten me vështirësi dhe rrisin temperaturën e brendshme të trupit.
Konsumoni sallata, fruta dhe ushqime të lehta.

Marketing