Si të krijoni një lidhje të fortë me fëmijën tuaj?

Marrëdhënia prind-fëmijë është një ndër marrëdhëniet më të rëndësishme që një njeri mund të ketë.

Marketing

Lidhjet pozitive prind-fëmijë nxisin autonominë, kuriozitetin, vetëvlerësimin dhe aftësitë më të mira të fëmijës për vendimmarrje.

Më poshtë kemi listuar disa këshilla se si të krijoni një lidhje pozitive me fëmijën tuaj:

1. Zbritni në nivelin e tyre
Ju mund të pasuroni marrëdhënien që keni me fëmijën tuaj, duke u përshtatur me moshën e tyre. Mësoni dhe luani në një nivel që fëmija juaj mund të ju kuptojë. Kjo i ndihmon ata të lidhen me ju dhe ju bën të dukeni më të afrueshëm.

2. Bëhu i besueshëm dhe mbaj premtimet
Sigurisht që fëmija juaj duhet të dijë nëse ata mund të mbështeten tek ju. Kur thoni se do të bëni diçka, bëjeni atë. Mbaje fjalën tënde. Kjo ndihmon fëmijën tuaj të krijojë sigurinë themelore, e cila do të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet e tij të ardhshme.

3. Dëgjojeni fëmijën me vëmendje
Kur dëgjoni në mënyrë aktive, ju forconi lidhjen me fëmijën tuaj dhe e tregoni rëndësinë e tyre tek ju. Kthehuni përballë tyre. Bëni kontakt me sy dhe përdorni gjuhën e hapur të trupit. Dëgjoni pa e gjykuar atë.

4. Kushtoni kohë për secilin fëmijë
Ju duhet të caktoni kohë për t’u fokusuar veçanërisht në secilin fëmijë. Kjo ju ndihmon të krijoni një lidhje të vecantë me secilin fëmijë. Për më tepër ju ndihmon të fokusoheni në talentet e tyre individuale.

5. Nxiteni fëmijën tuaj për të qenë i pavarur
Kur fëmija juaj ka një marrëdhënie të fortë me ju, ata ndihen të autorizuar për të dalë në botën e jashtme dhe për të marrë sfida. Fuqizimi bëhet përmes udhëzimeve graduale. Mësojini fëmijës tuaj se si të merren me punët më të vështira ose me detyra.

6. Hapu me fëmijën dhe tregoje anën njerëzore
Përderisa fëmija juaj është duke u pjekur, është mirë që ndonjëherë të dilni nga roli i prindit dhe të bëni biseda të hapura me të. P.sh: Të i tregoni atij një eksperiencë të vështirë të jetës, e cila do të mund të u jepte atyre mësime shumë të mira.

7. Involvoje fëmijën në marrjen e vendimeve
Meqë fëmijët tuaj bëhen adoleshentë, përfshirja e tyre në marrjen e vendimeve mund t’u japë atyre një ndjenjë autonomie për të ofruar mendimet e tyre.

Është e rëndësishme që ju të krijoni një lidhje të fortë me fëmijën tuaj. Kështu ata do të rriten të sigurtë dhe me vetë-vlerësim.
Nëse gjete vlerë në këtë informacion, shpërndaje me një prind!

Marketing