Si të kujdesemi për lëkurën nga nxehtësia gjatë verës

Në periudhën më të nxehtë të vitit, lëkura jonë sigurisht ka nevojë për kujdesin e duhur. Ja se si të kujdeseni për të duke pasur parasysh disa këshilla të vlefshme.

Marketing

Së pari, nuk është e nevojshme të përdorni shumë larës të ndryshëm për një pastrim më të fuqishëm të lëkurës. Ekspertët e bukurisë sugjerojnë se me një hap të vetëm, ju mund të pastroni shumë mirë lëkurën tuaj, pa qenë nevoja për shumë produkte, të cilat mund të jenë të tepërta dhe mund të dëmtojnë shtresat e lëkurës nga mbrojtja natyrale.

Së dyti, kushtojini vëmendje konturës së syve që ka nevoja të ndryshme nga ato të lëkurës së fytyrës dhe për këtë arsye kërkon kujdes specifik. Në këtë zonë të veçantë të fytyrës, lëkura është shumë më e hollë dhe më delikate dhe është më e ekspozuar ndaj thatësisë, acarimit dhe shenjave të plakjes.

Mos harroni kurrë të aplikoni kremin e diellit. Mbrojtja e lëkurës në të gjithë muajt e vitit, edhe në dimër, me një krem ​​të mirë dielli është thelbësore, sepse rrezet UV janë gjithmonë të pranishme dhe përbëjnë një nga shkaqet kryesore të plakjes së lëkurës me formimin e rrudhave, njollave nga dielli dhe humbjen e elasticitet.

Përpos kujdesit të jashtëm të lëkurës me kremra dhe përzierje vajore, e rëndësishmë është edhe dieta ushqimore e duhur dhe mbi të gjitha konsumimi i ujit.