Si të mbani të motivuar nxënësit dhe fëmijët për të mësuar?

Jo të gjithë nxënësit në klasë tregojnë interes për atë që ju shpjegoni. Për t’i ndihmuar ata që të qëndrojnë të motivuar gjatë orëve të mësimit, ju sjellim disa këshilla.

Marketing

Zgjojuni emocionin
Është e rëndësishme të dini se kur stimuli i paraqitur kap vëmendjen e nxënësit. Ata janë të prirur të ndjekin gjëra që ngjallin emocionet e tyre dhe kreative, kështu rritet edhe kreativitieti në të ardhmen.

Ngjalluni interes
Dy faktorë ndikojnë në motivimin e nxënësve: së pari duhet të kuptojnë detyrën; në anën tjetër ata duhet të gjejnë kuptimin e asaj që po bëjnë. Për ta bërë këtë, ju duhet të siguroheni që detyra lidhet me njohuritë e tyre paraprake dhe është kuptuar prej tyre.

Propozojuni një sfidë
Truri ynë dëshiron sfidat. Detyrat rutinë zhdukin interesin dhe motivimin. Për këtë arsye ju duhet të zhvilloni sfida të vogla që t’u zgjoni vëmendjen dhe përfshirjen.

Inkurajoni të përfshihen
Kur flisni vetëm ju, nxënësit marrin një model jo të mirë të mësuari. Kjo ndodh për shkak se lidhjet nervore të krijuara nga ky proces kanë më pak qëndrueshmëri, se të mësuarit në një formë aktive. Nga ana tjetër, kur nxënësi përfshihet në mënyrë aktive në detyrë apo procesin që kryhet, ai përthith më lehtë, zhvillon kreativitetin dhe këmbënguljen.

Vlerësojini
Përdorni vlerësimin si një metodë për reagim. Ai duhet të jetë konciz dhe shumë i qartë. Kjo i lejon ata të bëhen të vetëdijshëm për mënyrën se si mësojnë, menaxhojnë njohuritë e fituara dhe kuptojnë se për çfarë kanë nevojë të mësojnë. Është e rëndësishme të zhvilloni strategji për vetëvlerësimin. Kështu që të gjithë mund të vlerësohen gjatë gjithë procesit.

Imitimi
Truri ynë mëson përmes imitimit dhe ndërveprimit me të tjerët. Lejoni nxënësit të punojnë në grupe, të japin kontribute, të ndjehen të dobishëm. Kjo i ndihmon të kuptojnë më lehtë detyrat dhe proceset që kryhen në klasë.