Si të ngadalësoni plakjen e lëkurës tuaj?

Shfaqja e rrudhave është sinjali i parë që lëkura juaj po hyn në “vitet e pjekurisë” dhe se ka nevojë për kujdes më kompleks se zakonisht. Lëkura humbet elasticitetin e saj çdo ditë që kalon dhe për këtë arsye është e rëndësishme të kujdeseni siç duhet për të, në mënyrë që të ruani shëndetin dhe pamjen e saj të shëndetshme.

Marketing

Si të gjeni një zgjidhje të vërtetë për lëkurë të shndritshme dhe rinore?

I riu Eucerin Hyaluron-Filler+Elasticity, tani i pasuruar me Thiamidol të patentuar, i targeton 4 nevojat e lëkurës në “vitet e pjekurisë”: rrudhat, humbjen e qëndrueshmërisë, humbjen e elasticitetit dhe njollat e moshës.

Përfaqëson kujdesin holistik të lëkurës me një formulë unike që kombinon acidin hialuronik tashmë të dëshmuar, Thiamidoli i patentuar dhe i riu  Collagen-Elastin Complex.

Formula unike inovative ofron shumë përfitime për lëkurën e moshuar që i ndjen efektet e para të plakjes. Përfshinë  acid hialuronik me peshë molekulare të lartë dhe të ulët që ndihmon në reduktimin e dukshëm të rrudhave. Për shkak se acidi hialuronik është një molekulë jashtëzakonisht hidrofile (akumulon dhe lidh sasi uji që është 1000 herë më e madhe se pesha e tij), ai siguron hidratim të thellë dhe lëkurë rinore. Humbja e acidit hialuronik natyral është një nga arsyet pse shfaqen rrudhat, kështu që ideja për të rikthyer një pamje rinore dhe për të mbushur rrudhat me këtë acid ka kuptim të përsosur. Produktet Eucerin të pasuruara me acid hialuronik do ta bëjnë lëkurën e fytyrës tuaj të lëmuar dhe elastike përmes formulës speciale për një pamje rinore dhe të shndritshme.

Thiamidol nga ana tjetër, ndihmon në reduktimin e njollave dhe parandalon rishfaqjen e tyre. Gjithashtu siguron një ton të barabartë të lëkurës.

Mund të përdoret për lloje të ndryshme lëkure, përthithet shpejt dhe efekti është lëkurë e lëmuar dhe e ushqyer mirë.

https://youtu.be/l7RBLFFSElY

Eucerin Hyaluron-Filler + Elasticity day cream SPF 30 Kremi i kujdesit ditor forcon strukturën e lëkurës duke përmirësuar elasticitetin dhe duke plotësuar edhe rrudhat e thella. Arktiin (një përbërës aktiv që është vërtetuar se përshpejton rinovimin e kolagjenit në qelizat e lëkurës), i cili është pjesë e përbërjes së Hyaluron funksionon në kombinim me silymarin (një antioksidant i fuqishëm që mbron kolagjenin dhe elastinën nga dëmtimi dhe përmirëson mikroqarkullimin e gjakut në lëkurë, në nivel qelizor). Lëkura është më e fortë dhe duket e freskët dhe e shndritshme.