Si t’i bëjmë fëmijët të shkojnë me qejf në ditën e parë të shkollës?

Jo të gjithë fëmijët e presin me entuziazëm ditën e parë të shkollës, megjithatë ka disa mënyra se si t’ua bëjmë të dashur fundin e pushimeve dhe rikthimin në bankat e shkollës e te mësimet.

Marketing

T’u blesh fëmijëve rroba të reja për ditën e parë të shkollës, është një nxitës i mirë për t’ua kthyer në kënaqësi daljen nga shtëpia. Të gjithëve na pëlqen të dukemi mirë nga pak dhe fëmijët nuk bëjnë përjashtim nga kjo.

Një tjetër “sekret” është t’u bëni një festë të vogël me shokë e shoqe në fund të javës së parë të shkollës, ose të ftoni disa shoqe ose shokë për të fjetur në shtëpi, për të festuar fillimin e shkollës. Nuk ka nevojë për shumë shpenzime, disa dekore festive te Jumbo dhe ja ku një darkë e thjeshtë u kthye në festë. Kjo do t’ua lidhë fillimin e shkollës me argëtim dhe mezi do ta presin.

Edhe ushqimet që u jepni me vete ndikojnë fort te fëmijët. Merruni shishe uji e kuti ushqimi me personazhet e preferuar, mbështilluni bukur ushqim të shëndetshëm, ndonjëherë në vend të ujit mbushini shishet me ndonjë lëng surprizë dhe pse jo, herë pas here, ndonjë çokollatë a ëmbëlsirë tjetër fare të vogël, sa për t’u dhënë pak energji dhe kënaqësi.

Po padyshim që sekreti më i madh mbeten mjetet shkollore dhe për to fatmirësisht është Jumbo. Merrini fëmijët me vete kur të blini mjetet shkollore dhe lërini të zgjedhin vetë. Mos harroni, që përveç atyre që duan vetë, të merrni edhe ato që janë të domosdoshme për ta. Pra, nëse fëmijët do të zgjedhin çantat me personazhet e preferuar, portofolët e bojëra gjithfarëlloj, blloqet me personazhe ose shumëngjyrëshe, ju nuk duhet të harroni vizoret, lapsat, gërshërët, dosjet, fletoret, stilolapsat e çdo mjet tjetër funksional. Sa më shumë mjete shkollore të ketë një fëmijë, aq më me qejf do të shkojë ditën e parë në shkollë. Madje, nëse i blini mjete të reja dy herë në vit, edhe semestri i dytë do t’i duket si një fillim i ri. Te Jumbo gjeni numrin më të madh të produkteve shkollore me çmimet më të mira.

Marketing