Si t’i drejtoni flokët në shtëpi me metoda natyrale?

Flokët e drejta kanë qenë një nga trendet më popullore për flokët, gjatë viteve të fundit.

Marketing

Në treg, ka produkte kozmetikore dhe trajtime të ndryshme për drejtimin e flokëve. Por a e dini se këto produkte dhe trajtime përpos që janë shumë të shtrenjta, janë edhe shumë të dëmshme për flokët tuaj.

Ne kemi një lajm të mirë për ju. Ju mund t’i drejtoni flokët tuaj, ashtu si gjithmonë keni dashur, edhe me disa metoda krejt natyrale, transmeton Klan Kosova.

Në këtë mënyrë, ju përpos që do të kurseni para, nuk do t’i dëmtoni flokët tuaj, përkundrazi do t’i ushqeni ato.

Qumësht kokosi dhe limon

Qumështi i kokosit është dhuratë nga nëna Natyrë. Përpos që qumështi i kokosit përmirëson shëndetin tuaj të përgjithshëm, bën mrekulli edhe për flokët tuaj.

Do t’i bëjë flokët tuaj plot shkëlqim, për shkak të hidratimit që i bën. Po ashtu, qumështi i kokosit mbron flokët tuajpër shkak të efektit të fuqishëm anti-fungal dhe anti-viral.

Kjo është shumë e rëndësishme sepse flokët tuaj janë të ekspozuar ndaj dëmtimeve mjedisore, gjithashtu. Toksinat nga mjedisi mund të ndikojnë seriozisht në cilësinë e flokut tuaj.

Për këtë trajtim, përzieni një filxhan qumësht kokosi dhe limon. Përzieni mirë dhe më pas këtë përzierje lëreni në frigorifer për gjysmë orë.

Kur e shihni që është krijuar një shtresë kremoze mbi përzierjen, atëherë maska është e gatshme.

Aplikojeni atë në flokët dhe lëkurën e kokës duke bërë masazh. Lëreni të qëndrojë kështu për gjysmë ore. Mbulojeni kokën me një kapele dushi, pastaj mbulojeni sipër me një peshqir të ngrohtë dhe lëreni të qëndrojë kështu edhe për 30 minuta të tjera.

Më pas, butësisht hiqeni peshqirin dhe kapelen e dushit, pastaj lani flokët me shampo të zakonshëm.

Krehni flokët tuaj para se t’i thani.

Bëni këtë trajtim çdo fundjavë. Ndryshimet do të jenë të dukshme pas disa trajtimeve.

Qumësht

Qumështi është i pasur me proteina që ndihmon jashtëzakonisht me kualitetin e flokëve tuaj.

Qumështi ndihmon po ashtu në zbutjen për shkak të vetive të veçanta hidratuese.

Mund ta përdorni qumështin në dy mënyra, për t’i drejtuar flokët:

Ky proces është i thjeshtë dhe merr vetëm pak minuta. Përzieni qumështin dhe ujin, në një proporcion 2:1.

Metoda e parë:

Përzieni mirë dhe më pas këtë përzierje vendoseni në një shishe spreji. Krehni flokët mirë, para se të spërkatni këtë përzierje. Spërkateni përsëri këtë sprej në flokët tuaja, dhe më pas krehni sërish. Lëreni të veprojë ky sprej për gjysmë ore. Në fund, lani flokët me shampoo.

Metoda e dytë:

Shtoni një lugë gjelle mjaltë në një filxhan qumësht. Shtypni katër luleshtrydhe dhe shtoni në këtë përzierje. Aplikojeni këtë maskë në flokë dhe lëkurën e kokës. Mbështilleni kokën me një peshqir dhe lëreni të qëndrojë kështu për dy orë. Në fund, largojeni peshqirin dhe lani flokët me shampoo.

Krehni flokët dhe lërini të thahen në mënyrë natyrale.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është jashtëzakonisht e dobishme për rivendosjen e nivelit të pH të flokut tuaj.

Për këtë tretman, përzieni një lugë gjelle uthull molle në një filxhan ujë. Përzieni mirë këta përbërës.

Aplikojeni këtë përzierje në flokë, vetëm pasi t’i keni larë ato parprakisht. Lëreni në flokë derisa ato të thahen në mënyrë natyrale.

Marketing