Autori i vrasjes në Reçicë të Vogël A.K i cili më datë 14.10.2018 në ora 22:30 vrau guran dhe pak çaste më parë plagosi një punonjës taksie, u arratis për më shumë se 20 orë. Polica u vu në ndjekje të tij por, i njëjti kishte brakstisur veturën e udhëtimit “Golf 2” me ngjyrë të kuqe ne fshatin Pallçisht i Epërm, bashkë me telefonin dhe kishte vazhduar rrugës malore.
Siç kanë raportuar personat qe e kanë takuar, A.K ka mbërritur në fshatin e tij të lindjes në Lisec, është ulur në kafene dhe ka nxjerrë alltilerinë që e ka pasur me vete mbi tavolinë, ka porositur një kafe dhe ka biseduar me të pranishmit ku ju ka treguar se, nuk do të dorëzohem deri sa të vras edhe dy njerëz të tjerë. Nga pyetjet tona në SPB në Tetovë, na kumtuan se asnjëri nga personat që e kanë parë autorin, nuk kanë lajmëruar policinë edhe pse i njëjti ka qenë i armatosur. Pas fshatit Lisec ai ka vazhduar në fshatin Gajre dhe në ora 18:30 të datës 15.10.2018, vendosi që të vetëdorëzohet tek policia. Ai thirri vetë një zyrtarë policie dhe vendosi që t’i nënshtrohet drejtësisë.
Asnjë person që pa autorin nuk e denoncoi atë ne polici, për të bashkëpunuar me policinë për të arritur në gjurmët e tij sa më shpejtë, para se të ndodh ndonjë rast tjetër. Mungesa e denoncimit vihet në shprehje edhe dy javë më parë ku sipas informatave të Pa Censurë, i njejti në kafene në Reçicë të Vogël, në sy të të pranishmëve ka nxjerrë pistoletën në tavolinë dhe ka kërcënuar tani më të plagosurin R.Xh edhe këtu kemi një mungesë denoncimi pasi R.Xh nuk e ka lajmëruar në polici kërcënimin e A.K dhe ngjarjen që i kishte ndodhur.
Mungesa e denoncimit, ka bërë që A.K i cili njihej si person që viteve të fundit kalonte një krizë psikike, të lihet i lirë në veprimet e tij dhe të realizoj kërcënimet që ka deklaruar./Pa Censure