Si u lidh Edon Zhegrova me një kalim te Manchester United dhe cila ishte përgjigja e Lille

Dita e fundit e afatit kalimtar, ka kthyer në vëmendje emrin e Edon Zhegrovës i cili është lidhur së fundmi me dy klubet angleze, Manchester United dhe Fulham.

Marketing

Ylli i Lille e ndihmoi skuadrën e tij të futet në Ligën e Kampionëve, me tre gola të shënuar në katër ndeshje.

Kjo ka bërë që në ditët e fundit shumë klube të nisen në drejtim të tij, ndërsa gazetari i njohur italian, Alfredo Pedulla e lidhi me Manchester United.

Djajtë e Kuq po presin të lirohen nga Jadon Sancho, i cili pritet të kalojë te Chelsea, ndërsa po kërkojnë një anësor për të mbushur vendin e lënë nga anglezi.

Të enjten në mbrëmje kishte lajme po ashtu se Fulham po kërkon shërbimet e anësori të Kosovës, pasi pëlqehet nga trajneri Marco Silva.

Por, pasdite ka reaguar gazetari Fabrizio Romano, i cili ka sqaruar se Lille nuk e ka ndërmend ta lëshojë Zhëgrovën, edhe pse në mes është një skuadër si Man Utd.

Lille siç duket beson shumë te ylli i tyre i cili pritet t’i prijë skuadrës edhe në Ligën e Kampionëve.

Edon Zhegrova është pjesë e listës së publikuar sot nga Franco Foda dhe pritet të jetë lojtari kryesorë i Kosovës në dy ndeshjet e radhës. /Telegrafi/

Marketing