Si u shëndërrua nga futbollist në terrorist Kujtim Fejzullai nga Çellopeku u Tetovës

Gazetari austriak, Florian Klenk, ka thënë se duhet të jepet përgjigje se si Kujtim Fejzullai nga një futbollist i dashur në një klub austriak ishte shndërruar në një ekstremist e sulmues terrorist.

Marketing

“Për mua, një pyetje mbetet: Pse një njeri që ishte duke luajtur në një klub të Vjenës ishte radikalizuar për ca vite dhe ka ekzekutuar katër persona. Çfarë ndodhi ? Kjo është një çështje që kërkon hetim”, ka shkruar Florian Klenk.

Fejzullai më 13 qershor të vitit 2015 ishte regjistruar si futbollist në një klub austriak, por kjo kishte zgjatur shumë pak kohë, pasi i njëjti kishte marrë rrugë krejtësisht të gabuara.

Madje 20-vjeçari në vitin 2019-të ishte përpjekur t’i bashkohej organizatës terroriste ISIS, dhe për këtë ishte dënuar me 22 muaj burg, por ishte liruar para se t’i përfundonte dënimi.

Ndryshe Fejzullai akuzohet se i ka vrarë 4 persona dhe i ka plagosur 22 të tjerë, 7 prej të cilëve po luftojnë ende me vdekjen në spital në sulmin e mbrëmshëm në Vjenë të Austrisë./IS.mk/

Marketing