Si u vodh automjeti që u përdor në sulmin me armë drejt Top Channel (VIDEO)

Ky është automjeti i cili u përdor në sulmin me armë, që ndodhi mesnatën e djeshme drejt godinës së Top Channel.

Marketing

Dyshohet se tre persona të paidentifikuar me një makinë tip “Range Rover”, kanë qëlluar me armë drejt godinës së televizionit kombëtar, duke lënë të vdekur rojen e sigurisë e më pas janë larguar.

Sipas një njoftimi policie automjeti që u përdor në këtë ngjarje rezulton të jetë vjedhur më datë 10 korrik të vitit 2020, në fshatin Tale të Lezhës. Makina dyshohet të i jetë vjedhur një shtetasi kosovar, gjatë kohës kur ishte me pushime.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shtetasi kosovar është shpehur se makinën ja ka vjedhur roja e hotelit ku po qëndronte.

“Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha ai për “Arbresh”.

Pas sulmit me armë , makina u braktis në Golem dhe më pas është djegur. https://youtu.be/7ZrBSFIAnF4