Siguria në kryeqytet, VMRO: Të zbardhet lista e kriminelëve me armë

VMRO – DPMNE ka kërkuar nga ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, që të dal me deklaratë publike dhe të thotë emrat e personave të cilëve iu është dhënë leje për armë, ndërkohë që po kërcënojnë sigurinë në kryeqytet. Zëdhënësi, Naum Stoillkovski, ka kritikuar fshehjen e Spasovskit prapa rrjeteve sociale përderisa po ndodhin likudime mafioze në Shkup.

Marketing

“Përse listë të kriminelëve me dosje të krimit të rëndë, përse hetime, ndjekje dhe plan “Qytet i sigurt’, nëse Karishiq jep leje për armë? Sa kriminel me dosje kanë marrë leje për armë nga komisioni i formuar nga Oliver Spasovski? Këto janë pyetje që nuk duhet injoruar. Nevojiten përgjigje dhe përgjegjësi, e assesi përhapje të krimit.”, – u shpreh zëdhënësi i VMRO – DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, një ditë më parë në rrjetin social facebook, ka shkruar se ka përfunduar koha e mbrojtjes së vrasjeve dhe vrasësve. Opozita ka kërkuar sqarim edhe sa i përket vrasjes së dyfishtë në Çarshinë e Shkupit, pasi ende nuk dihet identiteti i vrasësve, ndërsa MPB mbetet në sqarimin se bëhet fjalë për qërim hesapesh në tregun e substancave narkotike.

Marketing