Sigurimi i Kuvendit i ka gjetur një brisk në çantë deputetit të VV’së

Sigurimi i Kuvendit ja ka ndaluar deputetit Sami Kurteshi një brisk që ky po e mbante në çantë derisa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Marketing

Kjo ka ndodhur derisa Kurteshi po hynte në seancën plenare të së hënës.

Sigurimi u ka thënë gazetarëve se Kurteshi mund të marr briskun pasi që të dalë nga objekti i Kuvendit, përcjell gazetametro.net.

Vet deputeti Kurteshi u pa i tendosur kur u pyet nga gazetarët për rastin.

Ai i ka lutur gazetarët të mos merren me këto gjëra, pa pranuar që të flet nëse atij i është ndaluar brisku apo jo. Madje ai i ka cilësuar ato si marrëzira dhe personalizime.
Ndërsa, për përgjigje u ka thënë gazetarëve që të shkojnë ta pyesin sigurimin, duke mos pranuar vet që të flas për rastin.

 

Marketing