Sigurimi i vaksinave anti-COVID, kryeministri Rama vizitë në Turqi

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për marrjen e vaksinave kineze nëpërmjet një kompania turke, bëhet me dije se kreu i qeverisë Edi Rama është nisur për në Turqi.

Marketing

Sipas news 24, kreu i qeverisë pritet të finalizojë marrëveshjen për vaksinat anti-Covid. Po ashtu raportohet se Rama pritet të zhvillojë një takim edhe me presidentin turk, Rexhep Taip Erdoan.

Një ditë më parë, u bë me dije se blerja e vaksinave kineze nuk është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë me Republikën Popullore të Kinës, por nëpërmjet distributorit turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”./