Sigurohen 10 milionë euro për rrugën Kriva Pallankë – Deve Bair

Janë siguruar 10 milionë euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës Kriva Palankë-Deve Bair (kufiri me Bullgarinë) nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, njoftoi Ministria e Financave.

Marketing

Shtesa prej 2.6 milion euro do të sigurohet si grant nëpërmjet instrumentit të BE-së “Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, i cili do të mbyllë ndërtimin financiar për rehabilitimin dhe zgjerimin e 13 km nga Korridori VIII.

Sipas Ministrisë së Financave deri në fund të vitit duhet të shpallet tenderi ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë që do të realizojë punët ndërtimore.

Marketing