Sigurohen mjetet për ndërtimin e urës në rrugën Shipkovicë -Brodec

Janë siguruar mjetet për ndërtimin e urës në rrugën Shipkovicë -Brodec.

Marketing

Kjo është bërë e ditur sot kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me drejtorin e Byrosë rajonale për Zhvillim Ramiz Rexhepi.

Ndërtimi i kësaj urë do të lehtësonte banorët e zonës, pasi vitet e fundit ky rajon është përfshirë nga vërshimet që bllokuan rrugën dhe vështirësuar lëvizjen e banorëve të tre fshatrave Berodec, Veshallë dhe Bozofcë.

“U aprovuan mjete financiare në vlerë prej 3.5 milion denarë për ndërtimin e urës Shipkovicë-Brodec. Siç e keni të njohur të gjithë ne e kemi ndërtuar atë rrugë, po ashtu kemi vazhduar edhe me projektimin e urës, sepse vlerësoj se ka nevojë për qytetarët e asaj pjese. Vlera e përgjithshme e projektit është 7.5 milionë denarë. Byroja për zhvillim na përkrah me 3.5 milionë denarë kurse katër milionët e mbetur tash më janë të alokuar në buxhetin e Komunës së Tetovës”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

“Qeveria e RM-ës, këtë periudhë kohore vëmendje të veçantë i kushton edhe zhvillimit rajonal të barabartë. Ashtu siç e përmendi edhe kryetarja e komunës së Tetovës, me rëndësi është se kjo urë të financohet për arsyeje të komunikimit të dy fshatrave”, tha Ramiz Rexhepi, drejtor i byrosë për zhvillim rajonal.

Marketing