Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se përmes Ambasadës së Japonisë në vend dhe përmes zyrës për bashkëpunim në projekte UNOPS është siguruar ilaçi antiviral Favipiravir për 100 pacientë me Covid-19.
Avigan, i njohur gjithashtu si Favipiravir, është një ilaç antiviral i zhvilluar nga Toyama Chemical e Japonisë për të trajtuar gripin, por në shumë raste nëpër botë është dëshmuar efekti edhe ndaj koronavirusit. Ministri Filipçe kishte njoftuar qysh në muajin prill se shteti ynë ka kërkuar nga Japonia këtë lloj të ilaçit antiviral.