Milani është vetëm 4 pikë larg titullit të Serie A.
Rosonerët kanë fituar me rezultat 1-3 ndaj Veronës në “Bentegotti” i cili ishte i mbushur me tifozë kuq e zi.
Verona kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Faraoni në minutën e 38-të të ndeshjes.
Më pas në skenë doli Tonali i cili shënoi dy gola.
Fillimisht barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë e më pas e kaloi Milanin në epërsi pesë minuta me të filluar pjesa e dytë.
Golin e sigurisë për Milanin e shënoi Florenzi në minutën e 87-të, tre minuta pasi që ishte inkuadruar në lojë.
Javën e ardhshme, skuadra e Piolit ka një ndeshje mjaftë të vështirë ndaj Atalantës.