Sijarto: Prania e Gruevskit në Hungari është çështje ligjore

Praninë e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari e shikojë si një çështje ligjore dhe nuk ka të bëjë fare me politikën e jashtme të vendit tonë, tha Ministri i Jashtëm hungarez dhe ministri i Tregtisë, Peter Sijarto në konferencën e sotme për shtyp me zv. kryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Marketing

Sijarto tha se edhe Gruevski gjithashtu angazhohet shumë në favor të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Ballkani Perëndimor është fokusi i politikës së jashtme të Hungarisë. Kjo është një nga arsyet pse ne mbështesim integrimin tuaj në mënyrë të zhurmshme dhe efektive, ndërsa për dikë që ka qenë kryeministër në këtë rajon për dhjetë vjet, mendoj se ka shumë njohuri dhe mirëkuptim të mirë rreth rajonit, unë nuk jam i autorizuar të publikoj ndonjë pjesë të diskutimeve tona. Mund të them që ish-kryeministri juaj është gjithashtu shumë i përkushtuar për pranimin tuaj në BE”, tha Sijarto, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se Hungaria është një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit, si publikisht dhe pas dyerve të mbyllura dhe se do të vazhdojë kështu.

Zv. kryeministri Osmani në pyetjen se nëse ata diskutuan për ekstradimin e Gruevskit, ai përgjigj se kjo është çështje ligjore.

“Kjo është çështje ligjore që ndikon në institucionet e kësaj fushe dhe ata komunikojnë, por nuk e kemi lejuar që nga dita e parë që çështja të ngarkojë marrëdhëniet e mira politike midis nesh dhe Hungarisë”, tha Osmani.