Prokurori Publik Kompetent i Prokurorisë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit duke vepruar mbi një padie penale, sot solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër katër personave, të cilën dyshohen se kanë kryer vepër penale prodhim të paautorozuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.
“Pas një procedure më shumë muajshe parahetimore, nën udhëheqjen e prokurorit publik kompetent të Prokurorisë Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Ministria e Punëve të Brendshme zbatoi aksion me emrin e koduar “Sikret”. Gjatë ditës së djeshme deri më sot, deri në orët e hershme të mëngjesit janë bërë bastisje të shtëpive dhe personave në 11 lokacione në Qytetin e Shkupit dhe rrethinë. Në aksion janë privuar nga liria tre persona ndërsa një person për momentin nuk është në dispozicion për organet e përndjekjes.
Njëri prej të dyshuarve në përpjekje për ta braktisur shtetin është privuar nga lira në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkup. Pas bastisjeve të bëra janë gjetur dhe janë marrë më shumë paketime të drogave narkotike që është përgatitur për distribuim dhe shitje, pesë automjete motorike luksoze, sasi më të madhe të mjeteve në të holla që vijnë prej zbatimit të veprës penale, si edhe peshore për matjen e drogës, armë zjarri dhe telefona. Lëndët prej bastisjeve me urdhër të prokurorit janë dorëzuar për ekspertizë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Që atje informojnë se dy prej të dyshuarve, të cilët janë vëllezër, nga fillimi i shkurtit të këtij viti më shumë herë nga persona të panjohur, kanë furnizuar sasi të pacaktuara të drogës narkotike kokainë, e kanë paketuar në shtëpinë e tyre dhe në mënyrë të paautorizuar e kanë shitur.
Ata, me qëllim të shtijës së drogës dhe përfitimit të dobisë pronësore të paligjshme, kanë organizuar një rrjet të rishitësve në mesin e të cilëve kanë qenë të dyshuarit e tjerë të obliguar për dorëzimin e drogës deri tek blerësit në lokacione të ndryshme në Qytetin e Shkupit. Shitja e paautorizuar është realizuar përmes kontakteve telefonike me persona përdorues të drogës. Varësisht madhësisë së paketimit drogën që e kanë ofruar ka qenë me çmim prej 2.500 deri në 6.000 denarë.
Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, prokurori kompetent deri tek gjykatësi i procedurës paraprake gjatë Gjykatës Themelore Shkup 1 gjatë ditës së sotme ka shtruar propozim për përcaktimin e masës – paraburgim për të dyshuarit.