Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka marrë vendim për përbërjen dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për amnisti
Siç njoftuan nga Kabineti i presidentes, për kryetar të Komisionit për amnisti është emëruar prof. dr. Metodija Kanevçev, ndërsa anëtarë të saj janë emëriar prof. Dr. Gordan Kallajxhiev, prof. dr. Arlinda Kadri Sahinoviq, dr. Zora Mitiq, mr. Ana Gjorgjieva Ivanovska, Sashe Dimovski dhe Ajten Shaqiri.
“Gjatë përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Komisionit për amnisti, presidentja Siljanovska Davkova është udhëhequr nga kriteret e profesionalizmit, kompetencës dhe konkurrencës. Anëtarët e emëruar janë ekspertë dhe njohës të dalluar nga fusha e të drejtës”, thuhet në kumtesën e Kabineti të presidetes Siljanovska Davkova.