Projekti “Ripërtëritja” është projekt katërvjeçar, por lë hapësirë për korrigjim. Më me rëndësi për ekonominë, mbrojtjen sociale, arsimin është sundimi i së drejtës. Ky është klasteri kryesor. Në programin e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë përmendur jo vetëm qëllimet dhe përcaktimet, por edhe instrumentet dhe kohëzgjatja e realizimit të projektit “Ripërtëritja”.
Këtë e tha sot bartësja e Njësisë zgjedhore 1, Gordana Siljanovska- Davkova në hapjen e shtabit zgjedhor në rrugën “Maqedoni” në Shkup.
“Do të thoni se çka do të rindërtohet, a ka dipçka që mund të rindërtohet? Po. A asnjëherë nuk ka qenë më aktual ripërtëritja, pasi duhet të ripërtëritët respekti ndaj vetes, si ndaj individit, qytetarit, respektit si komb, si popull, ndaj Kushtetutës dhe ligjeve, ndaj sundimit të së drejtës, ndaj të drejtës ndërkombëtare, por më së shumti respekti ndaj atyre që kanë më pak, për fat të keq partia që emërtohet socialdemokrate, që moti e ka braktisur ideologjinë socialdemokrate dhe vepron si korporatë në mbrojtje të kapitalit të madh, jo atyre të vogla, jo ndërmarrjeve të mesme, por bankave dhe firmave më të mëdha”, ka thënë Siljanovska.
Ajo shton se pasi Maqedonia sipas Kushtetutës është shtet social, ata do ta rinovojnë atë koncept. Siljanovska është kthyer edhe në pjesën e programit që ka të bëjë me ikjen e trurit, duke shtuar se të rinjtë dhe më të mirët nuk largohen për shkak të pagave të larta dhe standardit në perëndim, por pasi nuk janë njerëzit e duhur në vendet e duhura.