Siljanovska formoi Këshillin e të Rinjve – prej 24 pjesëtarëve, tre shqiptarë

 

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për formimin e Këshillit të Rinisë, si trup i përkohshëm i punës i cili do t’i shqyrtojë dhe analizojë çështjet lidhur me të rinjtë, politikat rinore dhe nismat të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim që të avancohet pozita e tyre në shoqëri, njoftoi kabineti i saj. 

 

Këshilli i Rinisë, i cili formohet në prag të 17 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, përbëhet nga kryetari dhe 19 anëtarë, ndërsa në punën e tij mund të ftohen për pjesëmarrje edhe punëtorë shkencorë dhe profesionistë, përfaqësues të institucioneve arsimore shkencore, shoqata rinore dhe studentore, si dhe përfaqësues të organizatave të afaristëve nga vendi.

Marketing

Kryetare e Këshillit të Rinisë është emëruar Lina Rangellova, ndërsa anëtarë të këshillit janë emëruar Keti Kostovska, përfaqësuese nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Kristina Antovska, përfaqësuese nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ivana Mitreska, përfaqësuese e Ministrisë së Sportit, Dragana Bjkovska, koordinatore e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore, Arta Qerimi, Alaksandar Karatosho, Maria Kërsteva, Damjan Konjanovski, Filip Ivanovski, Aleksandar Nikollovski, Iva Tërpevski, Kristian Llazarev, Darko Trajkoski, Doan Sulejmanoski, Gresa Qail, Filip Ivkoski, Elena Spasevski, Deniz Miftari dhe Hristian Ilievski.

Marketing