Siljanovska: Gjithmonë kam kritikuar Gruevskin

Edhe për kundër akuzave gjatë ditëve të fundit drejtuar kandidates për president nga radhët e VMRO-DPMEN-së, Gordana Siljanovska, për atë se në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2017 nuk ka reaguar dhe nuk ka kritikuar punën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Siljanovska në emisionin “360 gradë” në televizionin Alsat thekson se ajo gjithmonë ka kritikuar punën e ish-kryeministrit i cili për momentin është në arrati, sipas saj mediat nuk kanë pasur mundësinë që ti shohin këto reagime.

Marketing

“Ky është perceptim gazetaresk. Unë kam libra këtu, që quhen …. ose “Particularity of democratic transition and consolidation in Macedonia”, pra të bëjmë dallim. Unë tashmë iu përgjigja një pyetjes së ngjashme. Unë nuk jam analist kujdestar politik. Kam kujdes të madh të mos shfaqem para mediave, përveç tani kur e kam patjetër të vij, sepse jam kandidate. Aspak nuk kujdesem se e kam heshtur gruevizmin, përkundrazi e kritikoja edhe në Komisionin e Venecias… Për shembull për çfarë?… Ndoshta prandaj u ndërrova. E kam kritikuar për qeverisjen autoritare, këtë e shkruaj këtu se është trashëgim i titoizmit, për korrupsionin, kriminalitetin, pra mos më krahasoni, me profesorët e pranishëm kujdestar dhe analistë, sepse ata rregullisht i ftojnë në media, ose kanë portale të tyre”, tha Siljanovska.

Marketing