Profesorja Gordana Siljanovska – Davkova, ka bërë publike kandidaturën e saj për president të vendit. Sipas saj, nënshkrimet janë grumbulluar në kohë rekord. Është koha për një dimension të ri të grave në politikë – tha Davkova. Ajo para gazetarëve ka sqaruar përse sërish ka pranuar të jetë kandidate për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
“Përse kandidohem? Për arsye objektive dhe subjective. Arsyeja është rezultati I zgjedhjeve të kaluara. Së dyti, situata në të cilën gjendemi. Të gjithë jemi në një agoni dhe vlerësoj se është koha për një dimension femëror në politikë, koha është për konsensus. Mendoj se në statusin president I shtetit janë të mundshme reformat ë mëdha dhe të thella. Nuk është koha për zbardhjen e programit edhe pse kam dorëzuar plan dhe program. Unë nuk do të sillem si monark republican. Premtoj se ambasadorët do të rekrutohen në bazë të kompetencave dhe profesionalizmit. Nuk duhet të habiteni nëse më shihni në protesta. Në Maqedoni duhet të vijë koha e grave, me përgjegjësi them se do t`i respektoj dallimet por do të jem e rrethuar nga gratë” – tha Gordana Siljanovska – Davkova.