Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska tha se numrat flasin për humbje por se ajo nuk është ndjerë më qetë dhe me e pasur se në këto momente.
Ajo tha se qytetarët e kanë bërë të ndjehet më e re atë.
“Nuk e dija se takimet direkte, besoja se nëse u ofroj vizion atyre, se do të mund të ndihmoj në ndërtimin e demokracisë në Maqedoni që nuk e ka, dhe kam parë energji të paparë, dialog që më fliste se ajo që e them arrin deri tek ata, dhe besoni se kjo më ka bërë më të re”, tha Siljanovska.
Ajo tha se për të fituar pothuajse 370 mijë vota është një faleminderit i madh dhe të bëheni e njohur rrugëve si Goga, kjo është diçka që është e re në politik.
“Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundër kandidati, por nuk mendoj se unë si individë, si kandidat i VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën”, tha Siljanovska.
Ajo tha se politik në Maqedoni ende nuk është art, politika sipas saj ende është në duart e partive. Ata sipas saj vendosin më së shumti se tek kush do të shkojnë votat, dhe jo vetë qytetarët.
“Rezultati është i qartë por është pyetje nëse rezultati i të mundurit, nëse çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet, në më shumë aspekte, ndarje që ka karakter intraetnike dhe pyetje është sintagma së bashku shkojmë përpara me të vërtet e premton atë”, tha Siljanovska.