Silvinjo nga Rinasi: Unë jam pjesë e juaja! Në Gjermani kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo e la të nënkuptuar se mund të ketë rinovim të kontratës, në një prononcim për mediat pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit.

Marketing

Rrugëtimin e Shqipërisë në Euro 2024, ai e konsideroi të mirë dhe një eksperiencë të pabesueshme, edhe pse të vështirë.

A do të jeni më pjesë?

Silvinjo: Unë jam pjesë e juaja. Jam i lumtur në një vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve. Mbështetja ishte e pabesueshme. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani.

Shqipëria mbylli rrugëtimin në EURO 2024 pas ndeshjes ndaj Spanjës, ku u mund me rezultatin 0-1, por me një paraqitje dinjitoze, jo vetëm në takimin e fundit, por edhe me ndeshjet kundër Italisë dhe Kroacisë, me të cilat ishin pjesë e Grupit B ose thënë ndryshe pjesë e “Grupit të Ferrit”.