Simeone i bindur se Ramos ofendoi gjyqtarin: Anësori i di fjalët e tij

Diego Simeone është i bindur se Sergio Ramos ka ofenduar gjyqtarin e takimit Atletico – Real Madrid.

Marketing

Ramos është kthyer edhe një herë në figurë kontroverse, gjatë derbit të Madridit, kur ai drejtoi disa fjalë drejt gjyqtarit anësor të takimit.

Simeone është i bindur se kapiteni i Real Madrid ka ofenduar gjyqtarin, madje ka thënë se edhe vet anësori i di fjalët e lojtarit.

“Çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë. Por, anësori e di se çfarë tha Ramos” ka thënë Simeone.

Sipas ‘Marca’ 33 vjeçari ka thënë disa fjalë rreth nënës së gjyqtarit, gjatë ndeshjes së vlefshme për La Liga.

Mbetet të shihet nëse Federata e Futbollit të Spanjës do të marrë ndonjë hap për këto ‘akuza’.