Simeone i jep fund me Atleticon pas 12 vitesh

Diego Simeone duket se është duke e kaluar sezonin e tij të fundit në krye të Atletico Madridit.

Marketing

“El Chiringuito” ka raportuar se trajneri e ka informuar klubin për dëshirën e tij për t’u larguar në verë.

Largimi i tij pas përfundimit të sezonit do të mund të bëhej me ndonjë marrëveshje të dyanshme, pasi Simeone ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

“El Cholo” e mori drejtimin e Atleticos në dhjetor të vitit 2011. Nën drejtimin e tij, klubi ka regjistruar sukseset më të mëdha në histori.

52-vjeçari ka përfunduar në top katërshe çdo sezon, teksa ka fituar edhe dy tituj kampioni në La Liga.

Simeone me Atleticon mori pjesë edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve, një në Kupën e Mbretit, dy në Ligën e Evropës dhe në Superkupën Evropiane, si dhe një në Superkupën e Spanjës.

Marketing